Ora News - Integrimi, Bushati: Cilësia dhe shpejtësia e reformave do të na afrojnë me BE

Ora News - Integrimi, Bushati: Cilësia dhe shpejtësia e reformave do të na afrojnë me BE

Subscribe në Ora News këtu br Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati rëndësi duhet t`i kushtohet edhe forcimit ekonomik. Në konferencën për bashkëpunimin territorial Bushati tha se Ballkani Perëndimor duhet të përfitoj më shumë nga programet e BE me synim përafrimin e rajonit me pjesën tjetër të Europës.br br Bushati: Forcimi ekonomik i rajonit tonë dhe integrimit të tij në pjesën tjetër të Evropës kërkon një të menduar kreativ dhe strategjik të vet komisionit për përfshirjen e vendeve tona në më shumë programe dhe instrumente financiarë komunitarë kryesisht në ato fusha ku impakti është i menjëhershëm, i qëndrueshëm dhe i shumëfishtë.br br Për Shefen e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë më shumë strategjitë rajonale të Bashkimit Evropian.br br Vlahutin: Shqipëria ka përfituar 33.2 milionë euro për projekte me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe 148 milionë euro për projekte me Italinë. Diçka që ne po përpiqemi të korrigjojmë është mungesa e ndërgjegjësimit për mundësitë e financimit të programeve të BE, qytetarët nuk kanë informacion dhe kanë vështirësi në aplikim.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:55