BB vlereson pozitivisht borxhin, ul noten te shpenzimet publike

BB vlereson pozitivisht borxhin, ul noten te shpenzimet publike

Shqipëria merr notë pozitive në mënyrën sesi menaxhon borxhin publik, por nuk arrin të kalojë klasën te menaxhimi i aseteve publike. Banka Botërore ka realizuar një raport monitorimi mbi mënyrën e shpenzimeve të buxhetit dhe mbledhjes së të ardhurave, ku vendi ynë merr notën A në disa fusha, si ajo e borxhit, strategjitë fiskale dhe klasifikimi i buxhetit. br br Vlerësim më të ulët, D+ Shqipëria e merr në çështjet e shpenzimeve buxhetore dhe me notën C në menaxhimin e investimeve publike.br br ?Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësimin e shërbimeve bazë për qytetarët?, tha Maryam Salim, menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.br br Investimet publike për vitin që shkoi janë duke u mbyllur me një raport negativ krahasuar me planin, rreth 90 milionë dollarë më pak, -15 më ulët se parashikimi, ndërsa krahasuar me 2016-n ato janë rritur me 30, ose 120 milion dollarë më shumë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:00