Zgjidhen me short 10 anetaret e KLP e KLGJ

Zgjidhen me short 10 anetaret e KLP e KLGJ

Pas afro 6 orë debatesh e në mungesë konsensusi, nënkomisioni Ad Hoc përzgjodhi me short 10 anëtarët jogjyqtarë dhe joprokurorë për dy nga organet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.br br Opozita deklaroi votën kundër që në nisje të mbledhjes duke e cilësuar të korruptuar politikisht procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.br br Oerd Bylykbashi: "Këtu ka kandidatë që janë skualifikuar nga ONM listë e kantrolluar nga mazhoranca për zgjedhjen e SPAK-ut, BKH dhe Prokurorit të Përgjithshëm".br br Pavarësisht mungesës së konsensusit të opozitës, në emër të shumicës, Ulsi manja tha se mekanizmi zhbllokues kushtetues i shortit e bën legjitim procedurën e ndjekur nga kuvendi.br br Ulsi Manja: "Procesi transparent, u reflektua koncepti që kanë palët për reformën në drejtësi".br br Lista me 10 emra duhet të marrë 23 e votave të parlamentit për t'u quajtur e votuar, thënë ndryshe për miratimin e saj duhet edhe konsensusi i opozitës. Nëse ajo rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision jo më shumë se dy herë. E në rast se lista nuk miratohet për herë të tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur nga parlamenti.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-10

Duration: 01:19