Ora News - Vrasje e mirëmenduar, Pacolli për Ora News: Gjurmët për Ivanoviç në veri

Ora News - Vrasje e mirëmenduar, Pacolli për Ora News: Gjurmët për Ivanoviç në veri

Subscribe në Ora Neës këtu br Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i konsideron tejet të vështira hetimet për zbardhjen e vrasjes së liderit serb të kosovës Oliver Ivanoviç. Gjatë një vizitë në Romë, në një intervistë ekskluzive për Ora News ai nënvizon se ekzekutimi ka qenë i mirëorganizuar në detaje.br br Pacolli: Hetimet vazhdojnë, sigurisht është një vrasje shumë bukur e orkestruar, një vrasje e planifikuar në detaje dhe do të jetë shumë vështirë për të limituar veprimet e hetuesisë me kohë.br br Pacolli konfirmon se për këtë çështje po bashkëpunohet me partnerët ndërkombëtarë, teksa sa i përket Serbisë, zëvendëskryeministri thekson se ka kontakte por gjurmët nuk shkojne drejt Kosovës.br br Pacolli: Ne kemi kontaktuar me qeverinë serbe, dihet se kjo vrasje nuk çon drejt jugut por drejt veriut.br br Çështjen Ivanoviç Pacolli nënvizon se e ka trajtuar dhe me ministrin e Italisë Alfano. Gjatë qëndrimit në Romë, Pacolli ka prezantuar dhe librin e tij.br br Në eveniment morën pjesë politikanë e parlamentarë italianë, sipërmarrës, diplomatë, gjenerali i përgjithshëm i forcave italiane të KFOR në Kosovë, si dhe ish-trajneri shqiptar i kombëtares Gianni De Biasi.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:29

Your Page Title