Ndertimi i aeroportit te Vlores/ Agron Shehaj voton pro, LSI abstenon

Ndertimi i aeroportit te Vlores/ Agron Shehaj voton pro, LSI abstenon

Mazhoranca i hapi rrugë negocimit të kontratës me bashkimin e kompanive turke Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction, ku votën pro nga krahu i kundërt politik e ka dhënë deputeti demokrat i qarkut të Vlorës Agron Shehaj, ndërsa LSI abestenoi.br br Demokratët e tjerë kundërshtuan procedurën pa garë që qeveria ka zgjedhur për t?i dhënë koncesionin e aeroportit të Vlorës firmës turke. Por dy ministrat Gjiknuri e Ahmetaj thanë se ndërtimi i aeroportit është një sektor strategjik, i cili do t?i sjellë përfitime ekonomike vendit.br br Por opozita kundërshtoi edhe përqendrimin e sektorëve strategjikë në duart e kompanive turke, në kohën që Shqipëria aspiron të integrohet në Bashkimin Europian.br br Në tre vitet e para qeveria pret që aeroporti i Vlorës të arrijë një fluks prej 600 mijë udhëtarësh, ndërsa termat finale mbi fluksin e munguar që do të paguajë buxheti i shtetit do të hartohen gjatë negocimit të kontratës. Po ashtu zyrtarët thanë se në momentin që do të nisin punimet, aeroporti do të hapë 1 mijë vende të reja pune në këtë zonë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:21

Your Page Title