Aeroporti i Vlorës, projektligji kalon në të gjitha Komisionet, votë pro dhe Shehaj i PD-së

Aeroporti i Vlorës, projektligji kalon në të gjitha Komisionet, votë pro dhe Shehaj i PD-së

Subscribe në Ora News këtu br Nisma e qeverisë shqiptare për të hapur negociatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës ka marrë dritën jeshile vetëm nga deputetët e shumicës dhe nga i vetmi deputet i PD-së, Agron Shehaj. Në Komisionin e Ekonomisë pozita dhe opozita kanë zhvilluar debate pasi sipas pakicës qeveria nuk po bën transparencë për këtë projekt. br br Braçe: Kush është pro, kush është kundër?br br Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë i është dashur ta bëjë dy herë këtë apel duke parë që deputetët e opozitës dhanë votë kundër për projektligjin për hapjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. br br Dhe në fakt i vetmi demokrat që ka qenë pro ishte Agron Shehaj, deputeti i Vlorës. br br Agron Shehaj: Unë jam i mendimit se aeroporti i Vlorës jo vetëm që është i nevojshëm por është i domosdoshëshëm, madje është dhe i vonuar. br br I vetmi argument që përdori PD për të votuar kundër projekligjin ka qenë mungesa e transparencës, ndërsa LSI e ka braktisur Komisionin edhe pse ishte shprehur pro. br br Jorida Tabaku: Të zbatohen të gjitha procedurat ligjore që nga ligji i koncesioneve, tenderi ndërkombëtar e kështu me rradhë.Dhe ky komision por dhe parlamenti i Shqipërisë të ketë informacion të plotë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:05

Your Page Title