"Të ndryshojë vettingu", Bylykbashi: Ligji i ndryshëm nga fryma e interpretimit të Kushtetueses

"Të ndryshojë vettingu", Bylykbashi: Ligji i ndryshëm nga fryma e interpretimit të Kushtetueses

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike ka shfrytëzuar diskutimin në Këshillin e Legjislaciont të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për rregullimin e disa neneve në ligjet e reformës në drejtësi, për të kërkuar sërish ndryshimin e vettingut dhe listën për KLP dhe KLGJ. Për vettingun, argument i demokratëve është se pavarësisht faktit që gjykata e la në fuqi ligjin, në arsyetimin e vendimit përcaktohen rregulla që duhen reflektuar, ndërsa në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë, demokratët kërkojnë heqjen e filtrave për kandidatët që zgjedh parlamenti në këto institucione.br br Opozita kërkon sërish ndryshimin e ligjit të vettingut dhe atij për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. br br Rikthimin e këtij debati, Partisë Demokratike ja mundësoi diskutimi në Këshillin e Legjislacionit, i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për rregullimin e ligjeve bazë të reformës në drejtësi. br br Demokratët për ligjin vettingut theksojnë se pavarësisht faktit që gjykata e la në fuqi, në arsyetimin e vendimit përcaktohen rregulla që duhen reflektuar, ndërsa në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë demokratët kërkojnë heqjen e filtrave për kandidatët që zgjedh parlamenti në këto institucione.br br Bylykbashi: Arsyetimi ndryshon mënyrën e zbatimit konkret të procesit të vettingut, vendos kufizime absolute për organet jokushtetuese të përfshira në vetting dhe u jep dominancë dhe prioritet organeve të vettingut që të jenë ato që e drejtojnë, kontrollojnë, procesin drejtëpërdrejtë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:02

Your Page Title