Ora News - Rama: Heqim TVSH-në për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor,20 mln subvencione

Ora News - Rama: Heqim TVSH-në për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor,20 mln subvencione

Subscribe në Ora News këtu br Nga Divjaka ku zhvilloi një takim me fermerët, kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka planifikuar 20 milionë dollarë vetëm për këtë vit për subvencione. Kreu i qeverisë theksoi po ashtu se do të eliminohet TVSH për të gjitha shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.br br Subvencionet janë një ndër problemet me të cilat ndeshen fermerët në të gjithë Shqipërinë, por kryeministri Edi Rama u zotua para fermërëve të Divjakës së vetëm për këtë vit janë planifikuar 20 milionë dollarë subvencione.br br Për të nxitur bashkëpunimin, qeveria parashikon edhe eliminimin e TVSH për të gjitha shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.br br Rama: Mbillet karota, por tregu i karotave aq është këtu. Karota për eksport nuk shkon dhe pastaj ca e shesin, ca e hedhin. Prandaj nuk duhet të shkojë secili më vete, duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi. Ne duam që ju të bashkoheni e jo secili më vete tek ajo copa e vet. Do heqim TVSH për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Duke u bërë bashkë, ju keni mundësi që së pari, të racionalizoni të gjithë mjetet e prodhimit dhe financimit; Së dyti, të hyni në një sistem, ku duke prodhuar gjërat e duhura me volume të mëdha, nuk vijnë ata nga Tirana dhe të bëjnë ?përça e sundo?, ?ma jep me 3 lekë, se ai tjetri ma jep me 5 lekë? etj..br br Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, tha se pas subvencioneve sfidë mbetet certifikimi i produkteve shqiptare por edhe rritja e standardeve me qëllim eksportin.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:39