Report TV - Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vite burg për bosin e naftës shqiptare 'Xhillari'

Report TV - Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vite burg për bosin e naftës shqiptare 'Xhillari'

TIRANË-I shkaktuan shtetit miliona euro dëm me mos pagim taksash dhe fshehje të ardhurash prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për tre të pandehur mes tyre biznesmenin Ardian Xhillari dhe ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza.br br Nga hetimet ka rezultuar se në këtë skemë evazioni ishte përfshirë dhe numri dy i Doganës asokohe zonja Njebza, ndërsa në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore.br br Për Xhillarin prokuroria e Tiranës ka kërkon 15 vite burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 10 vite.br br Pesë vite burg është kërkuar për ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza me akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe 5 vite heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.br br Në pretencën e akuzës është përfshirë dhe kompania Tea Construcion & Petrol në pronës të Xhillarit ndaj të cilës për akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe mos pagimit të taksave është kërkuar dënimi me një gjobë prej 5 milion lekë.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:20

Your Page Title