Dite e Re - Genc Pollo tregon si ndihet një deputet kur Parlamenti nuk e dëgjon

Dite e Re - Genc Pollo tregon si ndihet një deputet kur Parlamenti nuk e dëgjon

Subscribe në Ora News këtu br Seanca parlamentare e së enjtes është shoqëruar me përplasjen e mazhorancës me opozitën.br br Vetëm pas 3 fjalimesh deputetësh, seanca përfundoi me bllokimin e foltores, pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Edmond Spahos, i cili sipas tij nuk iu përmbajt rendit të ditës, duke kthyer vëmendjen tek ektsradimi i Nezar Seitit, financierit të dyshuar të grupit Habilaj.br br Pavarësisht situatës së tensionuar në Kuvend u miratua nga mazhoranca projektligji mbi aeroportin e Vlorës pa marrë votat e opozitës.br br Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i ftuar sot në emisionin Ditë e Re është shprehur se një deputet është në dilemë të madhe kur nuk i dëgjohet fjala në Parlament.br br "Është një dilemë jo e lehtë për këdo që do të ishtë në vendin tim apo në vendin e kolegëve të mi të opozitës. Publiku shqiptar meritonte të dëgjonte pikëpamje të ndryshme për propozimin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. br br Nga ana tjetër ne kemi një situatë të denoncuar prej vitesh nga Partia Demokratike për kriminalizmin e shtetit dhe kanabizmin. Para pak ditësh dëshmitari kyç, sipas të dhënave të besueshme do të bashkëpunonte me drejtësinë, do të tregonte shokët, u ekstradua duke shkelur haptas ligjin dhe ministrin, Drejtorinë e Ministrisë, Drejtorinë e Burgjeve etj., vetëm e vetëm për të shpëtuar atë person që është direkt përgjegjës për kanabizimin e vendit dhe që është akoma deputet. br br Kështu që një opozitë dhe një mendim i publikut, që nuk do që Republika e Shqipërisë të kthehet në një republikë banditësh të mirëfilltë, ka dilemën duhet të dalim të protestojmë e të ngrejmë zërin apo të sillemi në normalitet, siç jemi sjellë në shumicën e rasteve, po të numërosh seancat plenare ka pasur debate dhe tone të ashpra por fjalimet janë mbajtur në rregull dhe gjërat janë prezantuar objektivisht. br br Dilema është çfarë të bëjmë të ngrejmë flamurin e alarmit, i cili bëhet duke dalë tek podiumi. Çfarë duhet të bëjë deputeti? Ai është një vendim i ndërgjegjjes dhe i interesit politik, që duhet të jetë më pak.


User: Ora News Emisione

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 20:59