Devi Kasmi u vra nga një punonjës i forcave speciale greke - News, Lajme - Vizion Plus

Devi Kasmi u vra nga një punonjës i forcave speciale greke - News, Lajme - Vizion Plus

Policia zbardhi vrasjen e një jave më parë ku gjatë një atentati mbeti i vrarë në afërsi të spitalit të Pediatrisë Devi Kasmi.br br Gjatë operacionit të koduar Enigma, në pranga ranë 4 persona mes tyre dhe ekzekutori i 41 vjecarit, Eftimiu Eftimios një ish-oficer policie nga Greqia, por i përjashtuar nga radhët ligjzbatuese, pasi ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.br br br br Sipas bluve kreu i grupit të strukturuar kriminal është Altin Hoxhallari, por ai mundi t?i shpëtojë prangave, ndërsa u shpall në kërkim.br br br br Vizion Plus mundi të ndiqte nga afër operacionin e policisë në periferi të Tiranës në shtëpinë 41 vjecarit Hoxhallari, e cila shërbente si bazë e grupit.br br br br Në këtë shtëpi u gjet dhe arsenali i armëve.br br br br Të gjithë të arrestuarit kishin role të ndryshme në grupin kriminal.br br br br Sipas drejtorit të policisë Ardi Veliu, në shtëpi u gjetën dhe dy pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e përdorur në vrasje.br br Agjentët po kryejnë verifikime të tjera e kanë marrë në pyetje të arrestuarit për të zbuluar motivin e vrasjes së Devi Kasmit. Dyshohet për një ekzekutim të porositur, por nuk përjashtohet dhe larja e hesapeve mes grupeve rivale në trafikun e drogës.br br Arrestimi i vrasësve të Kasmit pritet të çlirojë ndërkohe nga akuzat Mariuo Meshinin, i cili u dyshua në fillim si bashkëpunëtor në krim.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:48