Grabitet argjendaria e njohur në Shkodër, autori përplas makinën në qepen për të hyrë brenda

Grabitet argjendaria e njohur në Shkodër, autori përplas makinën në qepen për të hyrë brenda

Një argjendari ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë tregut valutor.br br Report Tv mësoi se autori ka përplasur makinën me qepenin e dyqanin dhe më pas ka kryer grabitjen. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identetin e autorit dhe shumën e grabitur.br br Policia ka sekuestruar pamjet e dyqanit, ku dallohet një person me kapuç në kokë, ndërsa një tjetër e priste në makinë. Burime të Report Tv bëjnë me dije se policia private u vonua 7 minuta për të shkuar në vendngjarje, pasi ka rënë alarmi i security.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:41