Përkujtohet Dritëro Agolli, shkrimtarë dhe artistë ceremoni për ndër të shkrimtarit të madh

Përkujtohet Dritëro Agolli, shkrimtarë dhe artistë ceremoni për ndër të shkrimtarit të madh

Subscribe në Ora News këtu br Përkujtohet shkrimtari i madh, Dritëro Agolli. Në një aktivitet të zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar, shkrimtarë, artistë dhe miq të Agollit ndanë kutjtime nga jeta e tij. Shkrimtari i madh i letrave shqipe u nda nga jeta ne 3 shkurt të vitit të kaluar.br br Një vit pas ndarjes nga jeta, shkrimtari i madh dhe poeti i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, është përkujtuar nga miq dhe të afërm të tij.br br Të mbledhur në Muzeun Historik Kombëtar miq, shkrimtarë dhe artistë kanë zgjedhur ta kujtojnë atë duke u bërë bashkë e duke ndarë kujtimet, ku nuk munguan dhe recitime nga poezitë e tij.br br Edhe e bija Elona ka zgjedhur të rrëfejë disa momente nga jeta e tij.br br " Im atë e donte shumë jetën, gëzimin dhe shoqërinë. I pëlqente të kuvendonte, të këndonte, i pëlqente të ishte edhe si Shahin Matraku, kaçaku me famë këngën e të cilit shpesh e përmendte në biseda, madje dhe në poezi. Për miqtë e tryezave të përbashkëta ishte fat të qëndronin me tim atë, me shaka shpesh thoshte unë nuk jam i mërzitëshëm në tryezë".


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:39