E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (04 shkurt 2018)

E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (04 shkurt 2018)

Facebook: Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLANbr br Kronikë më e plotë: br Valentina Stefani nga Borshi ka sjellë në rubrikën ?Shihemi në gjyq? në emisionin ?E Diela Shqiptare? vëllain e saj, Arqilenë, pasi ky i fundit i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen derisa t'i shlyejë borxhin, duke e kërcënuar madje se do t'i marrë shtëpinë, e cila në fakt nuk është as e të motrës.br br ?Isha e martuar në Konispol, më vdiq burri, e shita shtëpinë në Konispol dhe isha pa shtëpi. Kam qenë në Greqi. Në Dhjetor të vitit 2009 unë operohem për herë të parë për kancer sepse kam patur edhe herë të dytë. Bëja kimitoterapinë, me paruke në kokë dhe kam ardhur në Sarandë se ndihesha më mirë. Më thotë djali të më ndihmonte të bëja një shtëpi e të qëndroja në Borsh. Bëj kërkesën në komunë se tokë në Borsh nuk kisha?.br br Arqilea e ndërpret duke i kërkuar të thotë të vërtetën se kush e ka ndihmuar nga ana ekonomike si për operacionet që ka kryer, ashtu edhe për shtëpinë dhe ajo i përgjigjet: ?Edhe ti vëlla më ndihmove nuk e mohoj, nuk e hedh poshtë?.br br Ajo vazhdon të tregojë procedurën e ndërtimit të shtëpisë prej 200 metrash katrorë në tokë të shtetit, larg zonës së detit. Në Mars të vitit 2010, Ylli Shehu pretendoi se kjo tokë është e tij, ndaj hapi çështje gjyqësore, por me vëllezërit e Valentinës.br br ?Do e dëgjoni historinë time, është një kalvar i gjatë 8 vjet. Luftova 2 herë me kancerin, në vitin 2013 u operova prapë. Luftoja me Gjykatën e Sarandës, me fëmijët në shtëpi kam probleme se dhe ata më thonë të ndaloj sepse nëqoftëse nuk ia dal dot unë mbanë ia dalin ata thonë. Si do ia dalin fëmijët? Do vejë gjakderdhje se fëmijët janë fëmijë, nuk e kanë guximin dhe durimin që kam patur unë?. br br Arqilea tregon se e motra i ka kërkuar ndihmë kur kishte nevojë për dy operacionet, si edhe për të ngritur një ?kasolle? për të jetuar dhe pranon që e ka ndihmuar. Por ajo nuk i kishte thënë për gjyqin që kishte me Shehun dhe kjo gjë e ka acaruar Arqilenë, ndaj dhe janë zënë, i ka marrë çelësin e shtëpisë dhe nuk flasin prej 5 vitesh. br br Valentina i thotë: ?Çdo ditë po më vrasin gjykatat. 8 vjet, e kupton??. I vëllai shprehet se kërkon vetëm paratë që ka dhënë për shtëpinë, jo ato që i ka përdorur për operacionet, duke thënë: ?Dua lekët e shtëpisë ose i marr shtëpinë!?.br br Ajo shton: ?Nëqoftëse nuk më zgjidhet tani kjo çështje në Gjykatën e Sarandës, unë një rrugëzgjidhje kam, të vras veten! 8 vjet të dalësh nga spitali në orën 3, të marrësh autobusin e orës 7 që të vish të nesërmen që të bësh gjyq. Gjykata e Sarandës nuk do!?br br Juristja Eni Çobani thotë se më 25.12.2010 komuna Lukovë e ka pajisur Valentina Stefanin me një leje ndërtimi, duke i dhënë të drejtën për të ndërtuar një objekt të përkohshëm, por në kundërshtim me këtë leje, ajo ka ndërtuar me tulla. Pasi Valentina nisi ndërtimin është shfaqurr Ylli Shehu, i cili ka pretenduar se është trashëgimtar i kësaj toke, duke mos...


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 43:31