EKSKLUZIVE/ Mogherini për Ora News: 2025 mundësi anëtarësimi edhe për Shqipërinë

EKSKLUZIVE/ Mogherini për Ora News: 2025 mundësi anëtarësimi edhe për Shqipërinë

Subscribe në Ora News këtu br Përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini ka dhënë një intervistë ekskluzive për Ora Newsbr br Federica Mogherini: Mendoj se Shqipëria ka kaluar përmes një procesi reformimi kurajoz dhe pozitiv në sistemin gjyqësor. Mendoj se rezultatet janë të qarta, po vijnë dhe kjo ka pasur një ndikim pozitiv në BE, por gjithashtu së pari dhe më kryesorja ka patur ndikim pozitiv tek qytetarët shqiptar. Natyrisht porcesi duhet të vazhdojë por duhet të them se kam mbetur e kënaqur nga vendosmëria në të cilën është trajtuar kjo reformë dhe kam pritshmëri të larta për zbatimin e saj.br br Ilva Tare: A do ta rekomandojë Komisioni Europian hapjen e negociatave brenda këtij viti dhe a keni një mesazh për liderët politik?br br Federica Mogherini: Ne sot miratuam strategjinë e BE për Ballkanin Perëndimor ku qartësisht nënvizojmë perspektivën e integrimit në BE për të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. E theksoj, këtë të 6 vendet sepse Shqipëria qartësisht jo vetëm që është pjesë por është pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi. Unë do të doja dhe personalisht shpresoj që mund të kemi një rekomandim pozitiv nga ana e komisionit për të nisur negociatat me Shqipërinë në javët e ardhshëm dhe më pas Këshilli të japë një vendim pozitiv në muajt e ardhshëm. Më lejoni të shtoj diçka tjetër. Në strategjinë që prezantuam sot ka një parashikim kohor deri në vitin 2025 që nuk është një afat fundor, as një objektiv dhe nuk përcakton kohën në një mënyrë përfundimtare sepse gjithcka varet nga cilësia e procesit dhe rezultatet e arritura. Por është e qartë se ky parashikim për vitin 2025 nuk është për një ose dy vende, as për vendet që janë aktualisht duke negociuar por është një parashikim për të gjitha vendet që do të nisin negociatat për muajt e ardhshëm. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët që të dinë se ky prashikim kohor është për të gjithë.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 07:14

Your Page Title