Kush vjen per dreke/ Truqet per te ngrene me pak ushqim pa e kuptuar (07.02.2018)

Kush vjen per dreke/ Truqet per te ngrene me pak ushqim pa e kuptuar (07.02.2018)

Ushqimi që ne konsumojmë është shumë i rëndësishëm. Por edhe ushqimi i shëndetshëm mund të na privojë për të rënë në peshë nëse konsumojmë më shumë se ç?duhet.br Sot në rubrikën ?me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë? ju do të mësoni disa truqe se si të konsumoni më pak sasi ushqimi pa e vënë re. br Ja disa hile të vogla që kanë të bëjnë me psikologjinë e njeriut: br -përdorni pjatë më të vogël, një pjatë e plotë dërgon sinjalin se po hani një vakt të plotë ndërkohë që një pjatë pjesërisht e plotë duket si një vakt i paplotësuar pavarësisht sasisë së ushqimit.br Përdorimi i pjatave të vogla dhe mbushja e tyre është një mënyrë e provuar për të ngrënë më pak dhe pa e vënë re. br -përdorni gota më të larta, ashtu siç më pak ushqim duket më shumë në një pjatë të vogël, lartësia e një gote i bën gjërat të duken më të mëdha se sa një gotë e gjërë. br -hani proteina për mëngjes, vetëm mëngjeset e larta në proteinë mund të zvogëlojnë oreksin për të konsumuar më shumë ushqim gjatë ditës.br -mbajini ushqimet e shpejta larg syrit dhe shtëpisë, studimet kanë treguar se njerëzit hanë më shumë kur ushqimi është përpara syve të tyre sesa kur është i vendosur në vende që nuk duken. br -mos hani direkt nga paketimi, stomaku juaj nuk mund të llogarisë sasinë që hani. br -mos hani përpara televizorit, për shumicën prej nesh të ngrënit përpara televizorit i hutuar është në rritje, qëndrimi përpara televizorit bën që të konsumojmë më shumë ushqim dhe nuk është një ide e mirë.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 03:27