Report TV - Miratohet ligji i Vettingut në Polici, në 'sitë' 13 mijë punonjës

Report TV - Miratohet ligji i Vettingut në Polici, në 'sitë' 13 mijë punonjës

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin e Vettingut në Policinë e Shtetit. Qëllimi i kësaj nisme është të japë një kontribut në krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të forta dhe të besueshme, me profesionistë me integritet. Sipas këtij ligji, pasuria e 13 mijë punonjësve do të kalojë në sitë për të parë nëse justifikohet me burimin e të ardhurave të tyre.br Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, zvministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se nuk bëhet fjalë për fshesë brenda radhëve të Policisë, por për pastrim të tyre. "Vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së, nuk është thjesht fshesa e radhës. Padyshim pastrimi i radhëve është i rëndësishëm në kushtet brenda tyre ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsioni apo të paaftë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:08