Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-se

Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-se

Armand Duka u rizgjodh president i Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të pestë. Ai e pati të lehtë përballë deputetit socialist Bashkim Fino, edhe pse fitues u shpall në raundin e dytë. Duka kryesoi edhe në të parin, por pa arritur 23 e votave që nevojiteshin.br br Armand Duka: "Përkushtimi im do të jetë më i madh. Kjo asamble më ka mësuar shumë".br br Deputeti Fino e tensionoi garën me akuza të ashpra. Këtë strategji e ndoqi edhe ditën e votimit. Por ajo nuk gjeti mbështetje. Premtimet nuk i bindën delegatët. br br Kandidimi i tij pa hequr dorë nga mandati i deputetit u denoncua nga Duka si ndërhyrje e politikës apo ?një klani politik? në futboll siç u shpreh ai, një shqetësim që u ngrit edhe nga UEFA.br br Edhe pse e uroi Dukën, ai tha se nuk do të ndalet dhe do të ndjekë rrugën ligjore për të kundërshtuar procesin.br br Bashkim Fino: "Do ta çoj në gjykatat tona dhe deri në FIFA dhe KAS".br br Por pretendimet e Bashkim Finos e morën përgjigjen pa vonesë nga UEFA. Zëvendëspresidenti i qeverisë Europiane të Futbollit, që e ndoqi nga afër garën, foli për një proces të drejtë.br br Grigoriy Surkis, zvpresident i UEFA: "Procesi për zgjedhjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit ishte i drejtë. Delegatët treguan sens të lartë demokracie. Përgëzoj Dukën për fitoren, sepse i ka dedikuar 16 vite të jetës së tij futbollit. Ky proces nuk ka humbës. Edhe kandidatët e tjerë nuk kanë nevojë të jenë president të kontribuojnë në futboll".br br Certifikimi i procesit nga numri dy i UEFA?s ishte një tjetër goditje për Finon, një ish?Kryeministër dhe një deputet që del i mundur nga gara jo vetëm nga votat e delegatëve, por humbet i turpëruar edhe në tentativën për ta njollosur procesin.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:02

Your Page Title