Ora News - Aksioni për ujin, Lezhë paralajmërohet administrata, Vlorë verifikohen punonjësit e UKT

Ora News - Aksioni për ujin, Lezhë paralajmërohet administrata, Vlorë verifikohen punonjësit e UKT

Subscribe në Ora News këtu br Bashkitë dhe ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve vazhdojnë me intensitet aksionin kundër abuzimit me ujit të pijshëm. Në Lezhë është paralajmëruar largimi nga puna i të gjithë debitorëve që janë punonjës të administratës shtetërore, ndërsa në Vlorë në verifikim janë edhe punonjësit e Ujësjellësit për veprime të paligjshme. Biznesi në Lushnje ka rrreth 40 milion lekë borxhe, ndërsa në Kukës 60 e debitorëve janë familjarë.br br Ndërsa në të gjithë vendin vijon kontrolli i bizneseve për abuzime me ujin, prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, ka paralajmëruar largim nga puna për punonjësit e administratës që nuk kanë paguar detyrimet ndaj Ujësjellësit.br br Gjergj Prendi: Ai nëpunës që nuk do të ketë të shlyera detyrimet të nesërmen nuk do të jetë tek puna.br br Ndërsa në Vlorë në verifikim janë punonjësit e vetë Ujësjellësit që mund të kenë abuzuar me matësat e ujit apo leximin e tyre.br br Dorian Xhelili: Jemi duke marrë masat dhe duke evidentuar të gjitha rastet ku edhe vetë punonjësit tanë kanë pasur raste abuzive.br br Ndërsa në Lushnje, biznesi është debitori i madh ndaj Ujësjellësit. 920 subjekte kanë 40 milion lek të reja debi.br br Ersi Veliu: Është një neglizhencë e tyre e akumuluar në vite që sot normalisht është faturë relativisht e madhe.br br Korça mbetet qyteti shembull për sa i përket sjelljes me ujin.br br Sotiraq Filo: Korça fatmirësisht është një nga qytetet që nuk ka problematika të theksuara me pjesën e furnizimit apo deklarimit në raport me furnizimin me ujë. Pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë punën tonë në terren.br br Në Kukës, 60 e debitorëve në listën e Ujësjellësit janë familjarë, një pjesë e të cilëve po shfrytëzojnë mundësinë e vetëdeklarimit për të shmangur penalitetet.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:21