Report TV - Shteti akuzon Kryegjyshatën: Falsifikoi firma për 37 ha tokë

Report TV - Shteti akuzon Kryegjyshatën: Falsifikoi firma për 37 ha tokë

Në të gjitha librat e shenjtë, të të gjitha besimeve, ka një porosi që vjen nga Zoti vetë: Mos vidh! Ndoshta përbën një rast unik, por në Shqipëri një komunitet fetar paditet nga shteti se i ka vjedhur pronën. Komunitetet fetare në përgjithësi, në atë mish-mash konfliktesh deri me vëllavrasje, që e kanë shoqëruar Shqipërinë e tranzicionit post-komunist 27 vitet e fundit në çështjet e pronësisë, kanë qenë deri-diku të mirë-trajtuara. Atyre iu janë kthyer një pjesë e mirë të pronave dhe objekteve të kultit që u ishin konfiskuar gjatë regjimit komunist, edhe pse mbetet ende mjaft për t?u bërë. Gjithashtu, shteti lëvron çdo vit nga buxheti i tij një fond të caktuar financiar për bashkësitë fetare.br Mund të ketë patur ndonjë rast sporadik të diskutueshëm, si një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që u kthente pronarëve privatë një truall në Rrugën Don Bosko në Tiranë, i cili deri në ato momente administrohej nga Kisha Katolike. Por është e vështirë që të gjejmë ndonjë precedent që të ketë ndodhur e kundërta, pra që një komunitet fetar me rëndësi, i cili ka marrëveshje financimi nga buxheti i shtetit, t?i ketë hyrë në hak ndonjë tjetër pronari privat apo shtetëror.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:45