Ora News - Jepet pretenca për të akuzuarit e dosjes "Treblova"

Ora News - Jepet pretenca për të akuzuarit e dosjes "Treblova"

Subscribe në Ora News këtu br Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për 4 të akuzuarit e dosjes 'Treblova', të akuzuar për kultivimin e kanabisit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.br br Në konkluzionet përfundimtare, akuza kërkoi përfundimisht shpalljen fajtorë të të pandehurve, dënimin e tyre përkatësisht me 6 vite burg për Taulant Haxhirajn, 5.4 vite burg për Shkëlqim Kociajn, 5.4 vite burg për Marjus Bajramin dhe 2.8 vite burg për të pandehurin tjetër Xhovalin Baco.br br Katër të pandehurit u proceduan me gjykim të shkurtuar pasi pranuan aktet në gjendjen që janë, por pa pranuar akuzën.br br Dosja 'Treblova' ka lidhje me operacionin antidrogë në vitin 2016, gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis, në fshatrat Vreshtan dhe Treblovë.br br Një aksion ky që aso kohe hapi debat për sasinë e sekuestruar. Në këtë dosje janë të pandehur dhe 3 të akuzuar të tjerë, mes tyre dhe efektivi i policisë, Renato Avdyli për të cilët gjykata i ktheu hetimet prokurorisë, pasi kërkohet të sqarohet pozita e tyre.br br Ndaj Avdylit dhe dy të pandehurve të tjerë po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup. Prokuroria dyshon se grupi Treblova ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u vecua dhe vijon të hetohet.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:09