Veliaj: Tirana qyteti i ëndrrave - News, Lajme - Vizion Plus

Veliaj: Tirana qyteti i ëndrrave - News, Lajme - Vizion Plus

Tirana është qyteti i cili në tre vitet e fundit ka pësuar ndryshime rrënjësore. Ky është përfundimi i Forumit Botëror te Urbanistikës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ishte në Kuala Lumpur të Malajzisë, ku prezantoi arritjet e ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptarbr br br br ?Jam shumë i lumtur që Tirana është përzgjedhur si një nga 3 qytetet që ka pasur më shumë ndryshime në vitin e fundit në Forumin Botëror të Urbanistikës. Jam shumë krenar për këtë. Gjithashtu, jam i ndërgjegjshëm se kemi ende shumë punë për të bërë, por sot ishte një mundësi për të treguar se me pak vullnet, me dëshirë dhe me një bashkëpunim nga i gjithë komuniteti, duke filluar nga fëmijët deri te pensionistët, mund të kemi qytetin e ëndrrave tona. Shumë gjëra që shumë prej kolegëve, kryetarë bashkie, dëgjuan nga Tirana, ndoshta në kushte normale ose me planet rutinë nuk do të bëheshin për shumë vite. Ama, kur e gjithë kjo energji bëhet bashkë, e qeverisë qendrore, e qeverisë lokale, e të gjithë aktorëve në komunitet, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.?br br br br Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këtë vit kryeqytetit do t?i shtohet një flotë prej 4 mijë biçikletash, si dhe do të marrë fund mësimi me turne.br br br br ?Mezi pres që muajin tjetër në Tiranë të vijë flota me 4 mijë biçikleta të reja, të cilat qytetarët do t?i përdorin në rrjetin minimal kushtuar korsive të biçikletave. Me shkollat e reja që mbarojmë këtë vit, si ?Servete Maçi? dhe ?Kosova?, por edhe me paketën tonë të shkollave të reja, do të kemi zgjidhur përpara zgjedhjeve të vitit 2019 çështjen e arsimit me dy turne në Tiranë?.br br br br Kryebashkiaku tha se kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës. Këtë vit pritet të ndërhyhet ne rehabilitimin e 50 blloqeve të reja të banimit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:23

Your Page Title