Ora News - Raporti i FMN: Shqipëria e fundit në Rajon për infrastrukturën rrugore

Ora News - Raporti i FMN: Shqipëria e fundit në Rajon për infrastrukturën rrugore

Subscribe në Ora News këtu br Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket zhvillimit të infrastrukturës.br br Në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar analizohet gjendja e rrugëve në Ballkan ku konstatohet se të gjitha vendet e rajonit janë shumë larg mesatares së Bashkimit Europian.br br Serbia është vendi që ka zhvillimin më të mirë në infrastrukturë me rreth 30 larg mesatares së BE-së ndërsa Shqipëria thuhet në raport është 70 larg mesatares europiane.br br Gjendja e rrugëve vlerësohet e rëndësishme për integrimin Ballkanit dhe nisur nga kjo FMN vlerëson se kjo gjendje mund të kufizojë integrimin më të thellë rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe ul interesin për to si një destinacion për hyrjet e investimeve të huaja direkte.br br FMN analizon se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i fondeve të ulta të përdorura për ndërtim të infrastrukturs. Në raport Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon vendeve të Ballkanit të bëjnë kujdes me dhënien e PPP-ve për rrugët në mënyrë që të ulin rreziqet për buxhetin e shtetit sidomos vendet me borxh të lartë publik ku përfshihet dhe Shqipëria.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:36