Ora News - Aksioni i Rrugores, në 48 orë 10 të arrestuar, tërhiqen 89 leje drejtimi

Ora News - Aksioni i Rrugores, në 48 orë 10 të arrestuar, tërhiqen 89 leje drejtimi

Subscribe në Ora News këtu br Policia Rrugore e Tiranës në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë vijon aksionin "Alkooli dhe Shpejtësia marrin jetë".br br Vetëm gjatë fundjavës janë ushtruar një sërë kontrollesh në autostradë dhe në akset rrugore në brendësi të Tiranës.br br Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur si dhe një drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi.br br Nga testet ka rezultuar se sasia e alkoolit të kosumuar varionte nga 0.56 mgl deri në 1.29 mgl.br br Sipas policisë, janë tërhequr 89 leje drejtimi , nga këto 29 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 47 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, si në autostradë ashtu edhe në qendrat e banuara brenda qytetit të Tiranës, shpejtësi që varionin në autostradë deri në 219 kmorë dhe në qendrat e banuara deri në 106 kmorë .br br 13 leje drejtimi për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.br br Po gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku janë vendosur gjithësej 898 masa administrative, nga këto:br br - 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimitbr br - 85 masa për parakalim të gabuarbr br - 98 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetitbr br -10 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforitbr br -60 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe 11 pa kontroll teknik të mjetitbr br -568 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.br br Janë bllokuar dhe 9 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 5 masa a administrative.br br Policia Rrugore e Tiranës paralajmëron se do vijojë kontrollet me intensitet, për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelës të Kodit Rrugor, për të përmbushur objektivin parësor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë .


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:41