Kapet gomonia me drogë - News, Lajme - Vizion Plus

Kapet gomonia me drogë - News, Lajme - Vizion Plus

Ngecja në rërë e kësaj makine fuoristradë duket se dështoi trafikimin e një sasie prej të paktën 500 kilogramë kanabis drejt Italisë.br br br br Mjeti që dyshohet se kishte nxjerrë në det gomonen e mbushur me drogë, u bllokua dhjetëra metra në thellësi të ujit, në zonën e plazhit të vjetër.br br br br Përpjekja e trafikantëve për ta nxjerrë makinën në breg nuk rezultoi e suksesshme, ndaj dhe ata e braktisën.br br br br Policia tha se makina me targa italiane i është nënshtruar ekspertizës. Por paralelisht me zbulimin e saj, agjentët u vunë në ndjekje të gomones 5 metra të gjatë. Ajo u gjet pranë petroliferës e mbushur me hashash.br br br br Droga e sekuestruar ishte planifikuar të kalonte Otranton gjatë natës, por pengesë është bërë moti i keq. Policia ndërkohë ka shoqëruar 3 persona të dyshuar, si pjesëtarë dhe organizatorë të trafikut.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 00:49

Your Page Title