Report TV - Tiranë, bie suvaja në klasë te shkolla ‘Osman Myderizi’, lëndohet mësuesja

Report TV - Tiranë, bie suvaja në klasë te shkolla ‘Osman Myderizi’, lëndohet mësuesja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë, në kryeqytet. Report Tv mësoi se ka rënë suvaja e tavanit të një klase, ku nga ngjarja është lënduar një mësuese, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime nxënësit. br br Ngjarja është shënuar në shkollën "Osman Myderizi", ku mësuesja e lënduar është dërguar në spital për të marrë mjekim. Report Tv mësoi se ka mbetur e dëmtuar mësuesja Elbarina Toshkollari, e cila ka qenë duke zhvilluar orën e dytë të mësimit në klasën e 9B.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:46

Your Page Title