AKEP drejt arbitraritetit për një vendimmarrje të fshehtë, Përse ky nxitim nga kryetari Zela?

AKEP drejt arbitraritetit për një vendimmarrje të fshehtë, Përse ky nxitim nga kryetari Zela?

Subscribe në Ora News këtu br Përmes një vendimi të posaçëm, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tenton të favorizojë një prej kompanive telefonike në vend kundrejt dy operatorëve të tjerë. vendimi që pritet të kalojë në 15 shkurt në bordin e AKEP shihet si një përpjekje për të futur duart në sektorin e telekomunikacionit. ndërsa kryetari i AKEP gjendet në konflikt interesi pasi ka punuar më parë në kompaninë Albtelekom.br br Qeveria duket se po fut duart në tregun e telefonisë celulare duke cënuar parimet bazë të konkurrencës së lirë.br br Po bëhen përpjekje për të favorizuar një operator të caktuar duke i ?dhuruar? miliona euro përfitime në kurriz të dy operatorëve të tjerë të telefonisë celulare. Tbr br entativa e dyshimtë dhe e pakonsultuar siç kërkon legjislacioni në fuqi shihet qartë përmes dokumentit që Ora News e zotëron.br br Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkon që të diferencohet zbatimi i masës rregulluese të mos-diskriminimit në tarifat me pakicë të thirrjeve on-netoff-net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë, duke e hequr këtë detyrim për Albtelecom duke filluar nga data 1.04.2018. br AKEP përmes këtij vendimi kërcënon balancën e vendosur në tregun e telefonisë celulare, duke favorizuar kompaninë Albtelecom në të cilin drejtues i AKEP, Ilir Zela, ka punuar për disa vjet.br br Këtë vendim, Zela synon ta kalojë në mbledhjne e bordit në datën 15 shkurt, pa transparencë, pa dëgjuar grupet e interesit si dhe në mungesë të plotë të krijimit të barazisë për konkurrencë të ndershme.br br Qartazi, AKEP kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile, të cilët nëse ky vendim miratohet pritet të konsiderojnë daljen nga tregu shqiptar për shkak të klimës armiqësore të institucioneve publike ndaj biznesit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:43