Ora News - Rrëzohet kërkesa Gashit për kryeprokuroren, Gjata: Marku ka frikë të përballet me seancën

Ora News - Rrëzohet kërkesa Gashit për kryeprokuroren, Gjata: Marku ka frikë të përballet me seancën

Subscribe në Ora News këtu br Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca për padinë e ish-drejtores për marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, e cila ka kallëzuar kryeprokuroren Arta Marku për shkarkim të padrejtë nga detyra. Gjatë ditës së sotme ka përfunduar seanca përgatitore, ndërsa seanca e radhës është lënë për më 27 shkurt.br br Në seancën e sotme, palët paraqitën provat e tyre, ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën e zonjës Gashi që në seancë të paraqitet edhe kryeprokurorja Marku, kërkesë e bërë javën e shkuar. Gjykata e rrëzoi kërkesën me arsyetimin se Kryeprokurorja e ka përfaqësuesin e saj ligjor.br br Avokati mbrojtës i zonjës Gashi, Çlirim Gjata, tha se kryeprokurorja ka frikë të përballet me sallën e gjyqit, ndërsa theksoi se shkarkimi i klientes së tij nga detyra erdhi pas dorëzimit në KQZ të kërkesës për heqjen e mandatit të dy deputetëve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:56

Your Page Title