Ora News - Xhamitë do të rikonstruktohen

Ora News - Xhamitë do të rikonstruktohen

Subscribe në Ora News këtu br Së shpejti xhamia Mbret, xhamia e Beqarëve, Teqeja e Helvetëve në Berat, xhamia e Et'hem Beut në Tiranë si dhe Xhamia e Pazarit në Gjirokastër do i nënshtrohen restaurimit.br br Premtimi u bë nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, gjatë një takimi të mbajtur sot me komunitetin mysliman.br br Me kreun e këtij institucioni Skënder Bruçaj është nënshkruar marrëveshja për këto objekte kulti.br br "Një pjesë e tyre nuk kanë pasur restaurime ose restaurime të mirëfillta dhe janë në nevojë për një ndërhyrje të tillë. Tashmë ka mbaruar gjithë faza e përgatitjes së projektit dhe e miratimit të tyre dhe ne hapim së shpejti kantieret në këto 5 xhami." br br Kumbaro theksoi se rëndësi do i kushtohet edhe xhamisë së Pumbit në Shkodër e cila ka nevojë dhe për ndërhyrje të thellë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:16