Ora News - Bora izolon zonat malore në veri, në jug shiu rikthen alarmin e përmbytjeve

Ora News - Bora izolon zonat malore në veri, në jug shiu rikthen alarmin e përmbytjeve

Subscribe në Ora News këtu br Reshjet e shumta të dëborës izoluan disa zona malore në veri, ndërsa në jug reshjet e shiut kanë rikthyer alarmin e përmbytjeve.br br Dëbora ka mbuluar thuajse të gjithë qarkun e Kukësit, ku trashësia në disa zona arrin në 40 centimetra. Rruga e Kombit, ku dëbora arrin deri në 20 cm dhe të gjitha akset e tjera kombëtare në qark janë të kalueshme. Bllokime ka në rrugët e fshatrave malore Lojmë dhe Arren.br br Në qarkun e Dibrës, mbeten të bllokuara fshtrat më malorë në Trebisht, Ostren, Kalaja e Dodës e Lurë, ku trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.br br I pakalueshëm është edhe aksi Librazhd-Bulqizë, ku trashësia e dëborës arrin 50 cm.br br Në Qafën e Malit, në Pukë trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet pa zinxhirë. Në Korçë, rruga e Dardhës mbetet e kalueshme vetem me zinxhirë.br br Ndërsa reshjet intensive të shiut të pasdites shkaktuan problematika në rrugët e Vlorës.br br Bulevardi kryesor Vlorë-Skelë, rruga pranë Portit, ajo e lagjes 28-29 Nëntor dhe Rruga e Lagjes Kushtrimi u bënë të pakalueshme për disa minuta.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:32

Your Page Title