Pas denoncimit nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, reagon Telekom dhe Vodafone Albania

Pas denoncimit nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, reagon Telekom dhe Vodafone Albania

Pas denoncimit nga Shqiptarja.com dhe Report Tv lidhur me mungesën e transparencës nga ana e AKEP-it, për tarifat e reja të telekomunikacionit duke nisur nga data 1 mars 2018, ka ardhur reagimi i dy operatorëve të mëdhenj të telefonisë mobile, Telekom dhe Vodafone Albania. br Dy operatorët akuzojnë AKEP-in se po aplikon tarifa diskriminuese ndaj tyre. ?Vodafone Albania e konsideron propozimin e AKEP si të papranueshëm për shkak të mungesës së transparencës. Propozimi, që AKEP ka për qëllim të miratojë, nuk është komunikuar apo konsultuar me operatorët e tjerë në treg, edhe pse ligji e përcakton qartë se çdo masë rregullatore që ndikon tek operatorët dhe klientët e tyre zbatohet vetëm pas një konsultimi publik dhe transparent?, thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat nga Vodafone dhe Telekom Albania .


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:56

Your Page Title