Report TV - U tërhoq nga sistemi i drejtësisë ndërpritet Vettingu për Llallën

Report TV - U tërhoq nga sistemi i drejtësisë ndërpritet Vettingu për Llallën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Vendimi është marrë sot, një javë pasi Llalla u tërhoq nga e drejta për t'u rikthyer gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe për rrjedhojë u largua nga sistemi i drejtësisë, një manorëve kjo për të mos iu nënshtruar filtrave të Vettingut. Report Tv raportoi ekskluzivisht katër ditë më parë se Llalla i ka kërkuar KPK ndërprerjen e verifikimit të figurës së tij. br br Kësisoj, procesi i Vettingut ndaj Llallës, i nisur rreth një vit më parë, ndërpritet përfundimisht, ndërsa Llalla do vijojë të ushtrojë profesionin e avokatit. Vendimi i KPK për Llallën vjen dy ditë pasi Vettingu u ndërpre për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, i cili gjithashtu dha dorëheqje nga funksioni.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:12