Kundershtohet ndertimi i HEC-eve ne Gryken e Setes

Kundershtohet ndertimi i HEC-eve ne Gryken e Setes

Këto pamje janë të Shpellës se Saponikës. Kjo shpellë dhe burimi i saj janë monument natyre i shpallur në vitin 2002, dhe vetëm 20 metra më poshtë është gryka e ngushtë e Setës, një tjetër monument natyre.br br Por nuk dihet edhe për sa kohë bukuria e kësaj zone në Dibër do të vazhdojë të mbetet e paprekur. 4 hidrocentrale kanë nisur të ndërtohen, çka ka sjellë dhe kundërshtimin e banorëve të zonës. Për projektin HEC Seta 4, ata tentuan të bllokojnë disa herë punimet, madje për këtë forcat e policisë proceduan penalisht gjithë fshatin. br br Ndërtimi i HEC-eve kundërshtohet dhe nga ambientalistët.br br Sipas banorëve dhe avokatëve të tyre, ky projekt duhet të anulohet pasi rrezikon të thajë gjithë kanionin që shtrihet në një gjatësi prej 2.4 km. Projekti parashikon ndërhyrjen e tubacioneve në 5 burime uji, çka sipas ambientalisteve shkatërron ekosistemin.


User: RTV KLAN

Views: 14

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:13

Your Page Title