Kosova, 10 vjet pavarësi! - News, Lajme - Vizion Plus

Kosova, 10 vjet pavarësi! - News, Lajme - Vizion Plus

br Kosova feston dekadën e parë të pavarësisë pas një rrugëtimi të vështirë e me sfida të mëdha ne përpjekjet drejt integrimit. Dita nisi me mbledhjen solemne të qeverisë, ku është marrë një vendim tejet i rëndësishëm. Ekzekutivi i Kosovës miratoi aneks marrëveshjen e nënshkruar mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut te tij te Malit të Zi, Filip Vujanovic, për demarkacionin.br br br br Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se tashmë janë krijuar kushtet dhe rrethanat që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.br br br br ?Mendoj se me këtë deklaratë të përbashkët të presidentëve, si aneks i marrëveshjes së mëhershme janë krijuar rrethanat dhe mundësitë që e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi dhe bazuar në këtë po ashtu janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.?br br br br Aktivitetet për këtë 10 vjetor janë më te pakta, pasi presidenti Thaci dhe të tjerë zyrtarë do të jenë pjesë e Konferencës Ndërkombëtarë të Sigurisë që po mbahet në Mynih. Më herët burime nga presidenca lajmëruan se aktivitetet kryesore për pavarësinë do të mbahen ditën e diele më 18 shkurt.br br br br Ndërkohë ?NEWBORN?, simboli i pavarësie i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka ndryshuar pamjen me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.br br br br Ai tani ka vetëm germat ?NEW 10 OR?.br br br br Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall ka dhuruar një ?pako të amësisë? për foshnjën e parë që lindi ketë te shtune.br br br br Gjithashtu, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare në Prishtinë do i bashkohet edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora e cila do te perfomoje ne nje koncert ne mbrëmje. Ndërkohe nje reagim ka pasur edhe nga presidenti serb Vuçiç, i cili u shpreh se vendi i tij nuk do te këmbeje karrigen ne Bashkimin Europian me njohjen e Kosovës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:08