Ekspozita “Larg e afër” në Galerinë FAB - News, Lajme - Vizion Plus

Ekspozita “Larg e afër” në Galerinë FAB - News, Lajme - Vizion Plus

br Në një kohë kur arti vizual i Kosovës njihet shumë pak në Tiranë, një ide e vjetër ka mbërritur si alternativë e re në galerinë e Universitetit të Arteve. Këtë fundjavë FAB është hapur për punimet e 13 artistëve nga Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja.br br br br Artistët e Kosovës prezantojnë me punimet e tyre në pikturë, skulpturë e instalacione, histori që vështirë të harrohen nga një shtet që ka vetëm 10 vite pavarësi.br br br br Nën titullin ?larg dhe afër?, këto vepra bëhen bashkë për të na rrëfyer historinë e dy shteteve që flasin të njëjtën gjuhë, por këtë herë me gjuhën e artit vizual.br br br br Ekspozita vjen në kuadër të festimeve të 10-vjetorit të Pavarësisë se Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur në galerinë e Universitetit të Arteve deri më 26 shkurt.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:59