Ora News - Seanca solemne, Veseli: Hyjmë në një dekadë të dytë që kërkon më shumë punë

Ora News - Seanca solemne, Veseli: Hyjmë në një dekadë të dytë që kërkon më shumë punë

Subscribe në Ora News këtu br Kosova vijoi edhe sot me kremtimet për 10-vjetorin e pavarësisë. Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nder të festës, me të ftuar të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Ndërkohë, Forca e Sigurisë dhe Policia e Kosovës parakaluan në Prishtinë.br br Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën solemne për nder të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Pjesëmarrës në këtë seancë ishin edhe të ftuar nga shumë vende të botës, si presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-senatori amerikan Eliot Engel, ish-administratori i UNMIK Bernard Kouchner. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli deklaroi se vendi hyn në një dekadë të dytë që kërkon më shumë punë e përgjegjësi.br br Veseli: Në dekadën e dytë të pavarësisë na duhet më shumë punë dhe përgjegjësi. Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se ndërtimi i shtetit. br br Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Edi Rama deklaroi se Kosova arriti të shpallej shtet, edhe pse një dekadë më parë kjo dukej e pamundur.br br Rama: Vetëm dy dekada më parë, kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një utopi, sesa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:59

Your Page Title