Report TV - Fushë-Krujë, gjendet i vrarë në makinën e tij 22-vjeçari

Report TV - Fushë-Krujë, gjendet i vrarë në makinën e tij 22-vjeçari

Një i ri është gjetur i vdekur në Fushë-Krujë. Report Tv mësoi se viktima është 22-vjeçari Ledi Çipi. Nga informacionet e para, policia bën me dije se 22-vjeçari është gjetur nga të afërmit brenda makinës, pranë banesës.br br Trupi i pajetë i të riut është dërguar për ekspertizë në Tiranë, prej ku pritet të zbardhen dhe shkaqet e ngjarjes.br br Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 00:26