Ora News - Grabitja e tokave në Spille, në pranga regjistrues, noterë dhe një biznesmen

Ora News - Grabitja e tokave në Spille, në pranga regjistrues, noterë dhe një biznesmen

Subscribe në Ora News këtu br Një hetim disa mujor nga Prokuroria e Kavajës, ka bërë të mundur identifikimin e disa shtetasve të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.br br Operacioni "Ranishtja2" ka prangosur edhe 10 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë, midis të cilëve edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje. br br Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtetasit, Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, i akuzuar për shpërdorim detyre.br br Idlir Karkini, biznesmen, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale? me pasoja të rënda,br br Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim e detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.br br Gjithashtu, janë arrestuar edhe Shpendi Dema, Jurist Bashkia Rrogozhinë për Falsifikim të dokumenteve dhe Shpërdorimi i detyrës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë ?Arrest në burg?.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 00:57

Your Page Title