“Lazarati 2”, tre burgime përjetë - News, Lajme - Vizion Plus

“Lazarati 2”, tre burgime përjetë - News, Lajme - Vizion Plus

Pretenca e prokurorisë për burgime përjetë për tre nga të akuzuarit e vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha ne Lazarat nuk u prit mire nga familjarët.br br br br Krimet e Rënda kërkuan burgim përjetë për Arbjon Alikon, Elvis Boçin dhe Borjan Boçin. Ndërsa për tetë anëtarët e tjerë të bandës së Lazaratit u kërkuan ne total 113 vite burg.br br br br Ngjarja e rende e vrasjes së efektivit Basha ndodhi më 24 qershor 2015, kur forcat e policisë nisen një operacion ne fshatin Lazarat, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale.br br br br Gjatë kontrolleve pranë qendrës së fshatit u arrestua një i ri, brenda mjetit të të cilit u gjeten arme dhe kokaine.br br br br Pas arrestimit, forcat speciale njoftuan kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e tij. Në momentin që mjeti po afrohej, ndaj tij qëllua me breshri armesh.br br Plumbat lanë të vdekur ne vend efektivin Ibrahim Basha ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur.


User: VizionPlusAlbania

Views: 9

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:41

Your Page Title