Ora News - Zjarri në banesë, zjarrfikësit tregojnë momentin e shpëtimit të 3 familjarëve

Ora News - Zjarri në banesë, zjarrfikësit tregojnë momentin e shpëtimit të 3 familjarëve

Subscribe në Ora News këtu br Zjarrëfikësit nuk kanë mundur të shpëtojnë nga flakët 80 vjeçarin e paralizuar dhe të verbuar gjithashtu Myftar Kuçi.br br Këtë të martë banesa e tij është djegur për herë të dytë brenda katër muajsh, por fatmirësisht dy fëmijët e mitur 5 dhe gjashtë vjeç dhe Bashkëshortja e tij 50 vjeçe, Vera Kuçi mbijetuan falë ndërhyrjes në kohë të fqinjëve dhe të zjarrfikëseve.br br Komandanti i shërbimit, Dorian Shima tregon çastet e kërkim shpëtimit.br br Shima: Kishte shumë flakë kur hymë në fillim dhe një banor këtu na tha që ka edhe fëmijë. Bashkë me banorët e pallatit bëmë të mundur që të shpëtojmë edhe fëmijën. Ndërsa zotëria ishti ishte i paralizuar dhe ishte e pamundur ta shpëtonim.br br Ndërsa shefi i sektorit të zjarrfikësve Luan Shehaj ka një apel për banorët e Tiranës.br br Shehaj: Nëpërmjet televizionit tuaj ne i bëjmë thirrje të gjithëve që në rast zjarri të marrin në numrin 128.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:50