Aksident në Kavajë, makina del nga rruga, përplas për vdekje vjerrin dhe nusen, plagoset fëmija

Aksident në Kavajë, makina del nga rruga, përplas për vdekje vjerrin dhe nusen, plagoset fëmija

Një ngjarje tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka marrë para njerëzit, duke iu marrë jetën dy personave dhe duke çuar kështu në tetë numrin e të vdekurve në rrugë brenda kësaj jave.br br Burime të Report Tv bëjnë me dije se kanë mbetur viktima të këtij aksidenti vjehrri dhe nusja, Xhemil dhe Edlira Pisku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te 'Mali i Robit', ku ka mbetur i plagosur edhe fëmija që ishte me viktimat, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë. br br Nga informacionet e para, Report Tv mësoi se Automjeti autoveturë ?Toyota corolla?, me targë AA686OL, ka dalë nga rruga dhe ka marrë para këmbësorët. Mjeti drejtohej nga 30-vjeçarja Ilda Parroj, e cila është shoqëruar në polici, ndërsa testi i alkoolit ka rezultuar negativ.br br Ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti, si dhe lagështia në rrugë, që kanë nxjerrë nga rruga makinën, duke u bërë shkak i aksidentit tragjik. Makina ka aksidentuar personat, që po prisnin në anë të rrugës furgonin dhe autobusët e linjës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 03:45

Your Page Title