Akreoma Saliu, balerina ndryshe

Akreoma Saliu, balerina ndryshe

Arti mund të shprehet në forma nga më të ndryshmet. Një prej tyre është pa dyshim dhe baleti konteporan, një gjini artistike që i jep mundësinë balerinëve të shprehin botën e tyre shpirtërore me anë të lëvizjeve trupore.br br Akreoma Saliu, është një prej tyre. Ajo ka nisur të kërcejë që në moshën 5-vjeçare, fillimisht duke mësuar nëpërmjet kurseve të baletit klasik. Teksa vitet kalonin, ajo vendosi që të mësonte një zhanër tjetër, baletin kontemporan.br br ?E kam nisur këtë lloj dansi sepse me anë të tij ne prekim tema aktuale, një gjë që publikun dhe mua si individ më shqetëson. Këtë gjë e ngre dhe e sjell në formën e kërcimit. Nëse kam një shqetësim timin, apo një kënaqësi, një fenomen që më ndodh, unë menjëherë futem në sallën e kërcimit dhe krijoj. E mira e artit është që ai komunikon dhe çdo shfaqje që nuk komunikon për mua nuk është shfaqje".


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 02:39