Ora News - Durrës, sekuestrohet sasi rekord: 613 kg kokainë. Vlera 180 milionë euro

Ora News - Durrës, sekuestrohet sasi rekord: 613 kg kokainë. Vlera 180 milionë euro

Subscribe në Ora News këtu br Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ndodhet në një konferencë lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur në Durrës: 613 kg kokainë br br Operacioni u kodua "Last Snow"br br Ardi Veliu: "U bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës: 613 kg e 350 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë me vlerë tregu mbi 180 milionë euro".br br Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. br Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse ?Arbri Garden? shpk, me pronar shtetasin A.Ç.br br Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. br br Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit. br Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.br br Te arrestuaritbr br Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:br br - Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;br br - Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.br br Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.br br Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. br br Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 04:44

Your Page Title