Ora News - Bora zbardh Tiranën, Durrësin deri dhe Myzeqenë. Në Korçë termometri -10 grade

Ora News - Bora zbardh Tiranën, Durrësin deri dhe Myzeqenë. Në Korçë termometri -10 grade

Subscribe në Ora News këtu br Reshjet e dëborës dhe i ftohti ekstrem përfshiu të gjithë vendin këtë të mërkurë, me temperatura që zbritën deri në -10 gradë celcius në Korçë e Dibër.br br Për pasojë ngricat dhe akulli kanë janë problemi i madh në shumë rrugë ku ka prezencë dëbore, duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve edhe me zinxhirë.br br Fshati turistik i Dardhës vijon të mbetet problematik, po ashtu vështirësi ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit, ku ka prezencë akulli në rrugë.br br E rënduar mbetet situata në qarkun e Dibrës ku reshjet e dëborës vijojnë. Njësitë administrative malore mbeten të izoluara, ndërsa banorët ngrenë shqetësim për rezervat ushqimore.br br Në Kukës temperaturat shënojnë minus dhe bora ka mbërritur deri në 70 cm në zonat e thella dhe 40 cm në qytet.br br Rruga e kombit është e qarkullueshme pa probleme, ndërsa zonat malore mbeten të izoluara.br br Temperatura shënon -5 gradë në Pukë, ku trashësia e dëborës arrin 60 cm në qytet, ndërsa në aksi Qafë mali-Shemri është i kalueshëm, me zinxhirë por ka rrezik orteqesh.br br Ndërsa zonat malore po përballen prej ditësh më vështirësi, moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës zbritën këtë të mërkurë thuajse në të gjithë vendin. Për të dytën ditë radhazi, reshje dëborë u regjistrruan në Tiranë. Reshje intensive dëbore u shënuan edhe në Lushnje, Fier, Berat e Vlorë.br br Rruga e Llogarasë ndërkohë pati probleme sërish këtë mëngjes.br br Lezhianët të pamësuar me dëborën, u përfshinë në aksidente, ku kto 2 ditë pranë spitalit u paraqitën 6 persona me fraktura.br br Të martën procesi mësimor u pezullua në 321 shkolla, një pjesë e të cilave janë mbullyr prej disa ditësh për shkak të bllokimeve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:45

Your Page Title