Ora News - Paratë e ndërtimit, Dervishaj: Çdo transaksion kryhet nëpërmjet bankave

Ora News - Paratë e ndërtimit, Dervishaj: Çdo transaksion kryhet nëpërmjet bankave

Subscribe në Ora News këtu br Pas debateve politike në lidhje me pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit Shoqata e Ndërtuesve sqaron se çdo transaksion e kryen me noter dhe nëpërmjet bankave duke mos lënë hapësirë për abuzime. Arben Dervishaj deklaron se realizimi i projekteve në këtë sektor bëhet më së shumti me anë të kleringut dhe shumë pak me kredi. Ndërkohë që shtimi i lejeve të ndërtimit pritet të ndikojë në uljen e çmimit të apartamenteve në Tiranë.br br Shoqata e Ndërtuesve hedh poshtë të gjitha akuzat se paratë e përdorura në ndërtim vijnë nga bota e krimit.br br Arben Dervishi thotë se çdo transaksion kryhet me noter, kalon në banka dhe çdo shitje regjistrohet në Hipotekë .br br Arben Dervishaj: Çdo transaksion shitjeje banese bëhet dhe regjistrohet në Hipotekë. Të gjitha lekët kalojnë tek noteri dhe kuptohet që vlerat mbi 1 milionë lekë të reja të shkojnë tek pastrimi i parave. Nuk është detyrë e ndërtuesve të hetojnë është detyrë e shtetit pastaj se çfarë do të bëjë për këta që blejnë, ti kontrollojnë që këta që blejnë a janë njerëz të pasur apo jo.br br Ndërkohë përsa i përket kreditimit, numri dy i Shoqatës së Ndërtuesve sqaron se në Shqipëri në realizimin e projekteve veprohet më së shumti me klering .br br Arben Dervishaj: Një pjesë të ndërtimit vazhdon të kreditohet nga e ashtuquajtura klering, pra pjesa e karabinasë, ose pjesa e hekurit, ose e instalimeve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-11

Duration: 01:56

Your Page Title