Ora News - Koha është tani! Shoqata e grave bashkohet për të kërkuar të drejtat e tyre

Ora News - Koha është tani! Shoqata e grave bashkohet për të kërkuar të drejtat e tyre

Subscribe në Ora News këtu br "Koha është tani" është iniciativa që bëri bashkë organizatat në mbrojtje të grave me qëllim adresimin e problematikave të kësaj kategorie. Në fakt situata në shqipëri është e tillë, që femrat janë më tepër të predispozuar për të vazhduar studimet e larta dhe për tu diplomuar por kur vjen çeshtja tek tregu i punës, ato janë në disavantazh krahasuar me meshkujt.br br Diplomohen më shumë vajza se djem, por kur vjen fjala tek tregu i punës, femrat janë ende në disavantazh. Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se në arsimin e lartë, 64 e të diplomuar janë vajza dhe 36 djem. Fushat e studimit ku vajzat diplomohen më shumë përbëjnë administrim biznesi dhe ligje (27). Ndërsa për punësimin, jashtë tregut të punës për grupmoshën 15-64 vjeç janë 42 gra, krahasuar me 26 burra. Për të fuqizuar gratë, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre janë bërë bashkë nën moton "koha është tani". Përmes një takim të përbashkët, ato parashtuan një sërë cëshje që lidhen me krijimin e një observatori për të kuptuar edhe në statistika disavantazhet e grave, për përpjekjet qeveritare për të lehtësuar gratë sipërmarrëse, dhe për problemet e moshimit.br br Sevim Arbana: Ideja është që ti iniciojmë këto observatorë për të mbledhur për gjithë Ballkanin Perëndimor të gjithë të dhënat, shifrat, realitetet reale ku ndodhet gruaja.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:42