Ora News - "Jetojmë mes arit të zi dhe kemi arritur tek puna e barit"

Ora News - "Jetojmë mes arit të zi dhe kemi arritur tek puna e barit"

Subscribe në Ora News këtu "Jetojmë mes arit të zi këtu dhe kemi arritur tek puna e barit. Mbledhim bar për fëmijët tanë. Nuk kemi çfarë të hamë."br br Nën këtë simbolikë, 43 punonjës nga reparti zjarrfikës, pranë uzinës së Ballshit bojkotuan punën dhe dolën sërish në protestë në kërkim të pagave të prapambeturabr br Punëtorët protestues: "Ne vazhdojmë të vijmë në punë deri tek porta e uzinës dhe nuk pranojmë të marrim më punë. Le të shpenzojë 1 të atij 15-shi ky shtet dhe t'u japë pagat këtyre punonjësve dhe t'u thotë: Ikni në shtëpi se nuk ka më punë për juve"br br Por, pezullimi i punës për një kohë të gjatë, mund të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për uzinën e Ballshit. Ndaj kërkesa e tyre është për zgjidhje emergjente nga qeveria.br br Punëtor protestues: "Në këtë moment i bëj thirrje edhe ministrit të Energjisë Gjiknuri: E di shumë mirë rrezikshmërinë që ka aty. Tani u ngritën temperaturat, piroforet që ndodhen aty, është shpërthim i paparë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:10