Aksident në kryeqytet, paralizohet trafiku

Aksident në kryeqytet, paralizohet trafiku

Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të paradites të kësaj të mërkure në kryeqytet. Në aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë, duke bërë që kjo e fundit të pësonte dëmtime në pjesën e përparme.br br Ngjarja në fjalë ndodhi pranë shkollës "Harry Fultz", në rrugën "Asim Vokshi". Fatmirësisht nga kjo ngjarja nuk raportohet për të lënduar.br br Megjithatë, ky aksident pati pasoja për qytetarët e shumtë, të cilët, siç mund të shihet edhe në këto pamje të mbërritura në tvklan.al, në rubrikën "Kallëzo", mbetën të bllokuar të trafik.br br E gjithë zona e Unazës, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Zogu i Zi u paralizua nga trafiku.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 00:33