Parkimet mbi trotuare, Policia Rrugore zbarkon te Komuna e Parisit ndëshkohen 83 drejtues

Parkimet mbi trotuare, Policia Rrugore zbarkon te Komuna e Parisit ndëshkohen 83 drejtues

Vijon puna nga Policia Rrugore e Tiranës për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve, përsa i përket problematikës së qarkullimit rrugor.br br Referuar ankesave dhe telefonatave nga qytetarët e Tiranës drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët.br Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqëndruar në rrugën "Medar Shtylla", zona e njohur si Komuna e Parisit.br br Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:12

Your Page Title