Ora News - Letërsia shqipe në Lajpcig, në fokus emigracioni dhe pakicat kombëtare

Ora News - Letërsia shqipe në Lajpcig, në fokus emigracioni dhe pakicat kombëtare

Subscribe në Ora News këtu br Letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut nga 15 deri më 18 mars. Stenda e Shqipërisë atje është ideuar si një vënd promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëhore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, përshtatjen me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimin, bashkëjetesën dhe integrimin. br Midis 15 dhe 18 marsit letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.br br Ajo që ministria e quan prurja më e mirë e letrave shqipe në vitet e fundit, përfaqësohet nga shkrimtarët bashkëkohorë të vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në tre vitet e fundit, si: Bashkim Shehu, fitues i Çmimit Balkanika 2015, Rudi Erebara, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, Idlir Azizaj Autori i Vitit" 2017, Agron Tufa "Autori i Vitit i Pananirit të Librit", Parid Teferici, Virion Graçi, Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku e të tjerë.br br Stenda e Shqipërisë është ideuar si një vend promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëhore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, e përshtatjes me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimit, bashkëjetesës.br br Të ftuar në stendën shqiptare do të jenë autorët Gazmend Kapllani, një shkrimtar shqiptar që jeton prej njëzet vitesh në Greqi e që përmes krijimtarisë së tij zbulon se si totalitarizmi, emigracioni, kufijtë dhe historia ballkanike kanë formuar jetën private dhe narracionin e tij personal.br br Thanas Medi, i cili në një pjesë të mirë të krijimtarisë trajton jetën e një pakice kombëtare në Shqipëri, si vllehët, si dhe historinë e një brezi që përjetoi ndryshimet e mëdha të viteve nëntëdhjetë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 02:11